Turqi, 900 funksionarë të tjerë të shkarkuar, shërbimi sekret i bashkohet presidencës

457
Më shumë se 900 funskionarë të tjerë u shkarkuan në kuadër të dënimeve të ndërmarra në Turqi pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016, sipas një dekretligji të publikuar sot në Fletoren Zyrtare.
“Përveç të tjerave, shërbimet sekrete turke (MIT) do t’i bashkohen presidencës dhe jo më kryeministrit”, sipas një tjetër dekretligji paralel.

Mes 928 personave të përjashtuar nga funksionet publike bëjnë pjesë ushtarakë, akademikë dhe punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme dhe të Punëve të Jashtme.

Autoritetet iu hoqën gradat dhe 10 gjeneralëve në pension.

Tre kompani dhe tre media, kryesish të vendosura në juglindjen me shumicë kurde, janë mbyllur gjithashtu nga ky dekretligj.

Përveç kësaj, 57 funskionarë të shkarkuar më parë janë rikthyer në postet e tyre nga ky dekretligj, 28 prej të cilëve në Ministrinë e Drejtësisë apo institucione të lidhura.

“Përsa i përket bashkimit të shërbimit sekret me presidencën, dekretligji thekson se autorizimi i presidentit të Republikës do të jetë kërkesa për një hetim mbi kreun e MIT të hapet ose të thirret si dëshmitar”, sipas dekretligjit.

Ky bashkim duket se zbulon masat e marra në kuadër të aplikimit të reformës kushtetuese miratuar nëpërmjet referendumit në muajin prill.

Kjo e fundit do të heqë postin e kryeministrit dhe do t’i transferojë të gjitha pushtetet ekzekutive presidentit.

Pjesa më e madhe e masave të kësaj reforme, përfshirë dhe heqjen e postit të kryeministrit do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të vitit 2019.

Këto dekretligje u publikuan në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të shtetit më 16 korrik 2016, kryer sipas Ankarasë nga predikuesi Fethullah Gülen, i mërguar në SHBA dhe që hedh poshtë çdo përfshirje.

Më shumë se 50 000 persona janë arrestuar në Turqi dhe më shumë se 140 000 janë shkarkuar si pasojë e grushtit të dështuar të shtetit, njofton Ata.
Sigal