Kryeministri grek Aleksis Tsipras foli për një marrëdhënie besimi ndërmjet Greqisë së pas memorandumit dhe Bashkimit Europian pas takimit të tij me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schultz.
Tsipras tha se qeveria ka një plan reformash rrënjësore që do të trajtojnë shkaqet e krizës në Greqi dhe theksoi se është e nevojshme që të bëhen konsultime për një zgjidhje totale dhe me dobi reciproke , diçka që, siç nënvizoi, kërkon kohë.
Nga ana e tij, Martin Schultz tha se rrallë ka bërë një diskutim kaq të sinqertë dhe esencial, dhe shtoi se ranë dakord në shumë gjëra, por pati edhe çështje për të cilat nevojitet më shumë diskutim.
Schulz shprehu kënaqësinë e tij që luftimi i evazionit fiskal do të jetë prioritet madhor i qeverisë dhe përshëndeti faktin që qeveria greke nuk do të ndërmarrë akte të njëanshme, por do t’i promovojë qëndrimet e veta përmes konsultimeve me partnerët.