Tsipras – Parlamentit Europian: Greqia ime, kavje eksperimentale e BE-së

475
Kryeministri grek bëri thirrje për një marrëveshje me partnerët e Eurozonës dhe sulmoi planet e kursimit që Athina ka pësuar vitet e fundit.
“Ishte një zgjedhje e guximshme. Nuk ishte një zgjedhje për të prishur marrëdhëniet me Europën”. Me këto fjalë, kryeministri grek Tsipras filloi diksutimin e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian. Fitorja e JO-së në referendum për kryeministrin Helen është “mesazh i qartë dhe se tani duhet të respektohet zgjedhja e popullit grek”.
Për këtë arsye Tsipras tha se Athina në vitet e fundit ka qenë një kavje i një eksperimenti kursimi që nuk ka funskionuar.
Objektivi tashmë është gjetja e një akordi për daljen nga kriza, një marrëveshje që, nënvizoi Tsipras “do të bëhet mes aleatësh, brenda një Unioni europian demokratik, ose do të ketë vështirësi të mëdha për mbijetesë në të ardhmen”.
Tsipras gjithashtu sulmoi mediat që ishin kundër JO-së në referendum.
“Papunësia është objekti i parë nga i cili duhet të dalim,” tha keryeministri grek. “Ai është objektivi ynë i parë në propozimin që do të prezantohet sot, dhe fillimin e një debate në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit publik”.
Fjalimi i Tsiprasit u shoqërua me duartrokitje të mëdha në parlamentin europian.
Sigal