Menjëherë pas fitimit të zgjedhjeve Donald Trump nuk i harron premtimet që u ka bërë amerikanëve.
Ai njofton se “do t’i kërkojë Kongresit të miratojë një projektligj që përcakton se gjinitë e vetme të njohura nga qeveria amerikane janë meshkuj dhe femra, dhe ato caktohen në lindje”. Ai duket se tregon se tranzicioni seksual do të jetë i jashtëligjshëm në SHBA.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale Trump tregon se qeveria e SHBA-ve nuk do të ketë më në krye të axhendës, siç ka ndodhur deri më sot, prioritet preferencat seksuale të njerëzve dhe axhendat e ndryshimit të gjinive.
Në faqen zyrtare të Trump-it, ai përshkruan një platformë prej 20 pikash, udhërrëfyesin e tij për “Make America Great Again”, të quajtur Axhenda 47. Atje, ai deklaron prioritetet e tij për të hequr të drejtat LGBTQ+, duke përfshirë planet e tij për t’i “mbajtur burrat jashtë sporteve të grave. “—duke synuar numrin e vogël të grave trans që zgjedhin t’i bashkohen ekipeve që përputhen me identitetin e tyre gjinor—dhe “shkurtojnë fondet federale për çdo shkollë që shtyn…ideologjinë radikale gjinore.” Përtej kësaj, përmes fjalimeve të tij, Trump ka paraqitur planet e tij për të hequr ligjet e veçanta të diskriminimit të epokës së Presidentit Joe Biden dhe miratimin e ligjeve të reja që synojnë veçanërisht individët trans.