Trump: Nëse zgjidhem president, të gjithë refugjatët sirianë kthehen mbrapa

503
Kandidati presidencial nga republikanët në SHBA, Donald Trump ka thënë se po të ishte ai president do t’i kthente prapa refugjatët sirianë. Trump gjatë një tubimi në Nju Hempshir tha se është i brengosur me faktin se refugjatët sirianë anëtarë të maskuar të Shtetit Islamik. “Dua t’i njoftoj njerëzit që po vinë nga Siria si pjesë e këtij emigrimit masiv, se po që se unë zgjidhem, nëse unë zgjidhem, ata do të kthehen prapa, do të kthehen prapa, po ua bëj me dije, do të kthehen prapa”, ka thënë Trump. Deklaratat e tij vinë vetëm një ditë pas nisjes së misionit ushtarak të Rusisë në Siri kundër ISIS-it, që njëherit është misioni i parë i tyre ushtarak jashtë Bashkimit Sovjetik që nga viti 1979, kur Rusia e kishte okupuar Afganistanin.

“Shiqoni, nëse Rusia dëshiron do të shkojë atje, ta them të drejtën do të ishte mirë që të shkonim si një front i bashkuar. Por, nëse Rusia dëshiron të shkojë atje dhe të godasë ISIS-in dhe ta stabilizojë vendin, atëherë ky emigrim masiv prej 200,000 njerëzish në Shtetet e Bashkuara… “, ka thënë Trump me skepticizëm për CNN. “Nëse zgjidhem, këta 200,000 njerëz, duhet ta dinë, dhe le ta di e gjithë bota – do të kthehen prapa”, ka thënë Trump.
Sigal