Sigal

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha prerë që, nëse ai do ishte popullor në Evropë, nuk do ishte duke bërë punën e tij si duhet. Trump theksoi “shërbimin e jashtëzakonshëm” që Shtetet e Bashkuara u kanë ofruar vendeve evropiane, për të cilat ata duhet të respektojnë SHBA-në. Në takimin e tij të parë të kabinetit të vitit 2019, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh për mungesën e popullaritetit në Evropë. Presidenti u tha gazetarëve të mërkurën, se ai nuk ishte i shqetësuar nga vlerësimet e ulëta për të tek evropianët, duke thënë se puna e tij ishte, t’u kërkonte evropianëve që ta trajtonin SHBA-në në mënyrë më të drejtë. “Kjo është arsyeja pse jam zgjedhur. Nuk duhet të jem popullor në Evropë. Nëse do të isha popullor në Evropë, nuk do isha duke bërë punën time”, shtoi ai.