Trump dhe dy fëmijët e tij përfundojnë në Prokurori, akuzohen për mashtrim financiar

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të përballet me drejtësinë.

Një gjyqtar i Nju Jorkut vendosi që ish-presidenti amerikan Donald Trump së bashku me dy fëmijët e tij, djalin Donald Trump Jr. dhe vajzën Ivanka të japin dëshmi në zyrën e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James.

NOA

Ata do të dëshmojnë për çështjen hetimore të organizatës “Trump Organization” për vlerësime të rreme të aseteve (pasurive).

Vendimi u shkruajt dhe u firmos nga gjyqtari Arthur F. Engoron.

“Në analizën përfundimtare, Prokuroria e Përgjithshme e Nju Jorkut vendosi nisjen e hetimeve për një biznes për të zbuluar prova rreth një mashtrimi të mundshëm financiar dhe dëshiron që të marrë në pyetje zyrtarët e këtyre entiteve”, shkruhet në vendimin e gjyqtarit Engoron.