Tre operacione anti-drogë në Greqi, në pranga 3 shqiptarë

446
Sigal

Policia greke ka goditur disa raste të trafikimit të lëndëve narkotike që hyjnë në territorin grek nga Shqipëria. Gjatë orëve të fundit, policia greke ka zhvilluar tre operacione në tre vende të ndryshme të Greqisë, ndërsa ka sekuestruar drogë dhe ka vendosur në pranga 3 shqiptarë dhe një grek.

Operacioni i parë u zhvillua në Igumenicë. Një automjet nuk i është bindur policisë se Igumenicës në aksin Sajadhe -Igumenice në vendin e quajtur Rajo. Forca të shumta policie kanë vazhduar ndjekjen dhe kanë arritur të ndalojnë mjetin në qytetin e Igumenicës, ku kanë arrestuar drejtuesin, 21-vjec dhe pasagjerin 17-vjec, të dy shqiptarë. Brenda në mjet u gjeten dhe sekuestruan 5 pako me 2 kg 980 gram marijuane që ishte destinuar të tregtohej në Korfuz.

Ndërkohë në operacionin e dytë në Korfuz është arrestuar një tjetër shqiptar 27-vjec, pasi akuzohet se në një zonë bujqësore kishte fshehur 7 kg 170 gram marijuane të cilat u sekuestruan.

Operacioni i tretë u zhvillua në Athinë, teksa në një banese në Nikaia u gjeten dhe sekuestruan 39 pako me  41 kg marijuanë. Ne pranga ka përfunduar pronari i banesës, një shtetas grek 32-vjec. Dyshohet se lënda narkotike kishte ardhur nga Shqipëria.

foto galeri foto galeri foto galeri