Tragjike! Sulm me bombë në restorantin ku po festoheshin Krishtlindjet, vdesin 6 persona

147
Sigal

AFRIKË- Të paktën gjashtë persona kanë vdekur gjatë një sulmi me bombë në një restorant të mbushur me njerëz në qytetin lindor të Benit.

Sipas BBC raportohet se restoranti ishte plot me njerëz, të cilët po festonin Krishlindjen, teksa një person hodhi veten në erë në hyrje duke vrarë veten dhe pesë persona të tjerë.

Ndër të tjera bëhet me dije se policia e ndaloi sulmuesin të hynte në ndërtesë, por ai hodhi veten në erë duke lënë viktima dhe 13 të tjerë të plagosur.

Ndrkohë që mësohet se zyrtarët fajësuan për sulmin e së shtunës Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup militant që thuhet se është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS). Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Javët e fundit ka pasur përplasje të shpeshta në Beni mes ushtrisë dhe islamistëve.