Tragjike/ 205 të vdekur dhe 1700 të plagosur nga tërmeti që goditi Iranin dhe Irakun (FOTO)

451
Një tërmet i fuqishëm prej 7,3 ballësh tronditi rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut. CNN raporton se të paktën 205 persona, kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit 7.3 ballë të ditës së dielë, në qytetin Halabja, në kufirin mes Iranit dhe Irakut. Sipas mediave lokale, rreth 1700 mijë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kanali i lajmeve IRIN në Iran tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet për dëme në të paktën 8 fshatra.
Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve. Tërmeti i fuqishëm është ndierë në disa vende, si Pakistani, Libani, Kuvaiti dhe Turqia.
Sigal