Tragjedia në Genova, mbyllen operacionet e kërkim-shpëtimit

463
Sigal

Janë mbyllur mëngjesin e sotëm operacionet e kërkim shpëtimit në gërmadhat e urës Morandi që u shemb më 14 gusht në Genova të Italisë.

Bilanci zyrtar është 43 viktima, mes të cilëve 4 fëmijë dhe 15 të plagosur, 8 prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndërkohë ekipet e mbrojtjes civile e të zjarrfikësve punojnë ende për vënien në siguri të zonës ku ndodhi tragjedia. Mendohet se do të duhen të paktën 2 javë për heqjen e gërmadhave të shëmbjes dhe për pastrimin e territorit.

Qeveria italiane ka vënë në dispozicion një fond prej 5 milionë eurosh për përballimin e fazës së parë të emergjencës.

Ditën e hënë Bashkia e Genovas do të dorëzojë 20 banesat e para për banorët që janë evakuar nga 11 ndërtesat e boshatisura përreth terriorit të urës e gjatë javëve në vijim pritet dhe sistemimi i rreth 600 banorëve të larguar nga shtëpitë e tyre.

Mes familjeve të evakuara ka dhe disa familje shqiptare.