Trafik armësh dhe kokaine në katër shtete, shqiptarët furnizonin bosin e ‘Ndrangheta’-s

272
Sigal

Policia italiane në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal që vepronte në 4 shtete. Nga operacioni u ekzekutuan 46 urdhër arreste, ndërsa pasuria e sekuestruar arrin në vlerën e 900 mijë eurove. Grupi kriminal vepronte midis Italisë, Francës, Belgjikës dhe Holandës në trafikun e kokainës, kanabisit, armëve, por edhe pastrimit të parave.

Sipas medieve italiane, agjencitë e dy vendeve kanë arritur që të dokumentojnë shit-blerje droge, por edhe armësh mes të cilave të tipit  Scorpion dhe kallashnikov. Pjesë e bandës ishin edhe shqiptarët, të cilët po sipas medieve italiane, furnizonin grupin kriminal me sasi të mëdha kokainë për llogari të ‘Ndrangheta’-s.