Mjeshtër i papërsëritshëm i aktrimit, Presdenti Meta i uron 80 vjetorin e lindjes, aktorit Reshat Arbana

256
Sigal

Ikona e kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana feston sot 80-vjetorin e lindjes.

Presidenti Ilir Meta, në një mesazh urimi kushtuar aktorit të shquar të skenës shqiptare, shkruan se Arbana e ka pasuruar kulturën kombëtare duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

“Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes! Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat. Me padurim presim ta rishohim në role të reja! Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!”

Me më shumë se 35 role të luajtura në skenë, Reshat Arbana është një ndër aktorët më popullorë të kinematografisë shqiptare,  i cili ka jetësuar para publikut shqiptar personazhet kryesorë të filmave më të ndjekur.