Tony Blair akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e gazetarit saudit

Tony Blair është kritikuar për mos ndërprerjen e lidhjeve me Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Ish-kryeministri u akuzua se ishte ‘bashkëpunëtor’ në vrasjen e shkrimtarit pasi grupi i tij i Institutit për Ndryshim Global tha se nuk do të pushonte së punuari me regjimin.

Zoti Khashoggi, 59 vjeç, u vra në konsullatën arabe në Stamboll, më 2 tetor, ndërsa raportet e shumta e lidhnin princin e kurorës Mohammed bin Salman me vrasjen e tij. Por zoti Blair dhe grupi i tij, që nënshkruan kontratë me shumë milionë paundë me qeverinë e Arabisë Saudite, duket se do të vazhdojë marrëdhëniet e tyre që synojnë modernizimin e vendit.

NOA

Ne nuk kemi asgjë më tepër për të shtuar atë që zoti Blair ka thënë më parë. Nëse zoti Blair vazhdon të pranojë para nga Sauditë, atëherë mendoj se integriteti i tij moral është nën rrënim. Qeveria jonë po shqyrton marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe nëse të tjerët nuk po bëjnë të njëjtën gjë atëherë ata janë bashkëpunëtorë në krimet e luftës dhe vrasjes”, tha një përfaqësues iPartisë Laburiste

Blair, i cili duket se mban një sy të mbyllur në lidhje me zhvillimet në këtë rast, ka shprehur tashmë shqetësimin e tij për vrasjen e zotit Khashoggi, por është gjithashtu i gatshëm të vazhdojë të ndihmojë Arabinë Saudite.