Tjetër tragjedi në Turqi, 8 të vdekur pasi kamioni merr përpara turmën e njerëzve

119
Sigal

Një kamion është përplasur me mjekët e ndihmës së parë qe po asistonin viktimat e një tjetër aksidenti në Turqi.

Mediat në vend raportojnë se kamioni u përplas me turmën e njerëzve vetëm pak minuta pasi në vendin e ngjarje një tjetër kamion ishte përplasur me dy automjete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin juglindor të Turqisë, Mardin.

Për pasojë, tetë persona kanë humbur jetën dhe një numër i madh qytetarësh të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti, sipas asaj që raportojnë mediat, ishte i ngjashëm me masakrën në Gaziantep ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur 21 persona.

Fillimisht, pranë një karburanti në zonë, një kamioni gjysmërimorkio nuk i punuan frenat dhe u rrotullua dy herë e më pas u përplas me dy automjete të tjera. Më pas, një kamion tjetër që vinte nga pas goditi ekipin e parë mjekësor dhe qytetarët e mbledhur në afërsi.

Mes viktimave kishte dhe fëmijë.