Rusët sulmojnë uzinën e armëve në Gramsh, plagosen dy ushtarë shqiptarë, zyrtarë të ministrisë në vendngjarje

132
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e armëve në Gramsh. Sipas informacioneve të siguruara, dy shtetas rusë kanë sulmuar uzinën e armëve në Gramsh duke lënë të plagosur dy ushtarë shqiptarë.

Sulmi mësohet të jetë realizuar me mjete helmuese. Ndërsa bëhet me dije se njëri prej rusëve është neutralizuar ndërsa tjetri është arratisur.

Në vendngjarje jkanë mbërritur përfaqësues të ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa ushtarët e plagosur janë transportuar për në spitalin e Traumës.