Themeluesit e BE thirrje për zgjidhjen e krizës së emigrantëve

456
Gjashtë vendet themeluese të Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësimin për potencialin shkatërrues të krizave si ajo e emigrantëve dhe terrorizmit.
Në një takim të mbajtur në Romë, në vendin ku u nënshkrua edhe traktati themelues i BE-së në vitin 1957, ministrat e 6 vendeve si Gjermania , Franca, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksenburgu u bënë thirje të gjitha vendeve të lënë mënjanë interesat personale dhe të fokusohen në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për të shpëtuar unionin.
Në deklaratë, ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni, Ministri i Jashtëm belg Didier Reynders, ai francez Laurent Fabius, ministri gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe ministrat e jashtëm të Luksemburgut dhe Holandës, Asselborn dhe Koenders, shprehën shqetësim lidhur me gjendjen ku ndodhet aktualisht Bashkimi Europian, referuar krizës së refugjatëve si “një nga sfidat më të mëdha në historine e unionit.
“Është e pamundur qoftë edhe të imagjinosh që në të ardhmen e afërt vendimet e marra nga vende të caktuara të përcaktojnë të gjithë punën e ndërtuar për dekada me radhë. Dhe këtu e kam fjalën më së shumti për zonën Shengen” tha ministri i Jashtëm italian Gentilono, duke kërkuar plane të përbashkëta për një ardhme të përbashkët.
Takimi vjen në kushtet e ndarjes të thellë të 28 vendeve të bllokut europian, veçanërisht mbi trajtimin e krizës, ku vendet ish komuniste si Hungaria dhe Çekia kanë mbyllur kufijtë në mënyrë drastike. Austria, Gjermania, Suedia e Danimarka kanë rivendosur kontrollet kufitare dhe Britania e Madhe kërkon të mbajë referendum për të qendrimin ose jo në BE.
Sigal