Thaçi për “Die Presse”: Serbia “de facto” e ka njohur Kosovën

471
Sigal

PRISHTINE – Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe ish-Kryeministri Hashim Thaçi është optimist që shpejt do të vijë dita që Serbia ta njohë Kosovën. E përditshmja vjeneze “Die Presse” raporton se sipas Hashim Thaçit, “Kosova është de facto e njohur nga Serbia”.

Kjo pasi në të gjitha nivelet e qeverisjes së Kosovës janë shqiptarët ata që kanë drejtimin e vendit e për më tepër ka përfaqësues të serbëve të veriut dhe në parlament e qeveri. Nëse më parë as nuk mendohej ulja në një tavolinë e dy vendeve, tashmë kjo gjë është realizuar dhe do të përshpejtohet me afrimin e proçesit të antërarësimit në Bashkimin Europian. 

Sipas Thaçit udhëheqja politike e Serbisë është e vetëdijshme për pavarësinë e Kosovës pasi kjo gjë është e pakthyeshme. I pyetur për marrëdhënien mes Prishtinës dhe Beogradit Thaçi është shprehur se ka një vullnet të mirë bashkëpunimi nga të dy palët, e do të ketë më tej si me Kryeministrin ashtu edhe me Ministrin e Jashtëm të Serbisë dhe se marrëveshjet e arritura do të implementohen sa më parë.

Lidhur me 5 shtetet Europiane që ende nuk kanë zyrtarizuar njohjen e saj Thaçi është shprehur se ata dërgojnë një mesazh të panevojshëm në rajon e megjithatë shpreson që të thyhet akulli vitin e ardhshëm.

Përsa i përket krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës sipas Thaçit Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, pasi lufta e tyre ka qenë në anën e drejtë të historisë e për këtë janë përkrahur nga e gjithë bota.