Thaçi dhe Kurti mund të bëhen krushq? Djali i Presidentit të Kosovës del me propozim

617
Sigal

Albin Kurti i VetëVendosjes dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, siç duket shumë shpejt pritet që të bëhen krushq shtëpie. Djali i Thaçit, Endriti, është bërë gati për martesë. Ai madje publikisht po i kërkon dorën vajzës së liderit të VV-së, Albin Kurtit.

“…Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë”, i ka shkruar Endriti në Instagram

Djali i presidentit Thaçi këto komente i bëri pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili sot tha se Thaçit i ka mbetur vetëm edhe djalin ta martojë me vajzën e Vuçiçit.

Endriti, ka shkruar në ‘Instagram’, se e falënderon Albin Kurtin për këtë ofertë, mirëpo ai do ta presë vajzën e Kurtit për martesë deri sa të rritet.

Por që kjo të ndodhë Endriti i Thaçit i ka disa kushte. Thotë se vajza e Albinit duhet që çështje primare ta ketë identitetin kombëtar.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez”

“E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar djali i presidentit Thaçi, Endriti.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tryezën për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.
Madje, ai në formë ironie tha se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit dhe të kthehemi taman si në mesjetë.

“Presidenti që gjashtë vjet duke dialoguar me Serbinë, mirëpo pa sukses. As nuk u shpërbënë strukturat e Serbisë, as nuk u kthyen të pagjeturit e as për dëme të luftës nuk është bërë asgjë. Pas negociatave të pasuksesshme, Presidenti po pretendon që ka shkop magjik dhe të zgjidh problemin. Thaçi dhe Vuçiç po e trajtojnë shtetin e Kosovës po si shtetin e tyre, popullin si familje të tyre që shtypin dhe territorin si tokën private.
Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit dhe të kthemi si përpara, në mësjetë. Shkuarja e Thaçit pa mandat është sulm mbi demokracinë dhe Republikën tonë”, ka thënë Kurti.