Terroristi i Parisit ende në Bruksel, komunikon në Skype me shokët

470
Ndonëse ai ndodhet në kërkim policor, terroristin që e kërkon gjithë Europa nuk e ka penguar ky fakt për të komunikuar me shokët në skype. Salah Abdeslam ndodhet ende në Bruksel të Belgjikës. Sipas amerikanes “ABC News”, disa shokë të Abdeslamit kanë arritur që të kontaktojnë me të përmes një llogarie në “Skype”.

Ata kanë mësuar se ai fshihet ende në Bruksel dhe po tenton të shkojë në Siri. Shokët e Abdeslamit kanë njoftuar vëllanë e tij të madh dhe ky i fundit i ka thënë Policisë. “Unë besoj se ndodhet këtu në Bruksel dhe i bëj thirrje të dorëzohet”, tha Mohamedi. Nga ana tjetër, Abdeslami konsiderohet si tradhtar nga ISIS-i, i cili me shumë mundësi do të hakmerret ndaj tij, pasi nuk e hodhi veten në erë.
Sigal