Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë

355
Sigal

Një tërmet 5.4 ballë sipas Rihterit goditi sot Turqinë juglindore, në të cilin pesë njerëz u lënduan dhe disa shtëpi u dëmtuan. Guvernatori i provincës së Vanit, Mehmet Emin Bilmez, tha se tërmeti shkaktoi dëme “të moderuara” ose “të forta” në shtëpitë në rreth 15 vendbanime në Ozalpa, si dhe në shumë fshatrash aty pranë. Pesë persona u shtruan në spital me lëndime të lehta që morën gjatë ikjes nga shtëpitë e dëmtuara, deklaroi guvernatori. Tërmeti ndodhi rreth orës 13.00 sipas kohës lokale në qytetin Ozalp, në provincën e Van, pranë kufirit turk me Iranin, në thellësi 6.9 kilometra, njoftuan autoritetet e Turqisë, sipas të cilave dridhet e tokës u ndjen edhe në provincat fqinje, transmeton HaberTurk Neës. Guvernatori i provincës së Vanit, Mehmet Emin Bilmez, tha se tërmeti shkaktoi dëme “të moderuara” ose “të forta” në shtëpitë në rreth 15 vendbanime në Ozalpa, si dhe në shumë fshatrash aty pranë. Pesë persona u shtruan në spital me lëndime të lehta që morën gjatë ikjes nga shtëpitë e dëmtuara, deklaroi guvernatori.