Tërmet në Hatay të Turqisë, nuk raportohet për viktima apo dëme materiale

82
Sigal

Në tërmet ka goditur shtetin turk, raportojnë mediat e këtij vendi.

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur në qytetin Hatay.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet përreth, shkruan mediumi t24.

Sipas informacioneve të marra nga Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë prej 4.8 ballësh ka ndodhur në lagjen Kırıkhan të Hatay rreth orës 21:13.

Tërmeti i cili ka ndodhur në një thellësi prej 11.67 km është ndjerë në krahinat përreth.

Ndryshe, autoritetet turke deri më tani nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale.