Tensionet në veri/ Kurti kryen lëvizjen e radhës, reagon pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

102
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas takimit që ka zhvilluar ditën e sotme me ambasadorët e QUIN-it si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka shkruar se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR-it, sot në Veriun e Kosovës. Sulmet Kurti i ka cilësuar si ultra-nacionaliste.

Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër KFORI-it, policisë dhe gazetarëve. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

  • Situata e tensionuar në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar.

Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht.

Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.