Tensione mes ambasadorëve në OKB, Rusia kërcënon Britaninë: Po luani me zjarrin

530
Rusia akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për shpikje të një “historie të rreme” rreth helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në qytetin Sallsbëri. Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, tha se “Britania po luan me zjarr”.
Ai tha se qëllimi kryesor i Britanisë ka qenë “të diskreditojë” Rusinë me “akuza të pabaza”. Britania thotë se Rusia qëndron prapa sulmit me agjent nervor, por Moska e mohon përgjegjësinë. Përfaqësuesja britanike në OKB, Karen Pierce, tha se veprimet e Britanisë “qëndrojnë përballë çdo vështrimi hetues”.

Ajo i krahasoi kërkesat e Moskës për të marrë pjesë në hetime me një zjarrvënës që heton zjarrin e tij. Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia janë helmuar me agjent nervor, më 4 mars, në Sallsbëri të Anglisë.
Shëndeti i Yulias po përmirësohet, ndërsa babai i saj mbetet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
Sigal