Ambasadori Lu: Pozicioni i qeverisë amerikane, kapja e “peshqve të mëdhenj” dhe pse provat për Tahirin janë konkrete

429
Lu: Ka prova për Tahiri, pranë ndjekjes penale
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në intervistën e tij për emisionin “Opinion”, ka folur edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Lu tha se çështja e hetimeve për Tahirin ka vazhduar, ndërsa tregoi se është pranë ndjekjes penale. Gjithashtu, diplomati amerikan foli për zhvillimet më të fundit politike si lidhjet e krimit me politikën, arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, protestën për Rrugën e Kombit dhe financimet për Partinë Demokratike. Ambasadori amerikan u shpreh kundër dhunës, ndërsa qortoi edhe arrestimet në mesnatë të protestuesve në Rrugën e Kombit.
Ata janë gangsterët, personat e trafiqeve dhe të tjerët. Unë flas për personat e fuqishëm, me kostume, me kostume shumë të shtrenjta, të cilët qëndrojnë çdo ditë në baret e restorantet e Tiranës dhe nuk ndëshkohen kurrë.
“Vitin e kaluar, nuk kishte hetime, me sa di, kundër këtyre trafikantëve të mëdhenj të drogës apo zyrtarëve të lartë. Çfarë kemi sot? Mendoj se është shumë interesante. Shikoni çështjen kundër Adriatik Llallës. Ka shumë në media tani lidhur me këtë çështje. Po hetohet për korrupsion. Qeveria e SHBA po ndihmon në atë hetim. Shikoni Saimir Tahirin – ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje. Fran Frrokaj, kryebashkiaku i Lezhës…”. 
Pse mendoni se jemi pranë kësaj …
“Më lejoni të mbaroj në fillim. Fran Frrokaj, Kryebashkiak i Lezhës, tashmë në arrest shtëpiak për korrupsion; dhe Elvis Roshi, ish-Kryebashkiak i Kavajës, kërkohet për ndjekje penale për falsifikim dokumentesh dhe se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit për një dënim për përdhunim në grup në Itali. Saimir Tahiri…”.
Po, pse thoni se jemi afër përfundimit të çështjes Tahiri?
“Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA…”
Cili është pozicioni i Qeverisë së SHBA?
“…se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…”.
Sigal