Të shtëna me armë në SHBA, 6 viktima dhe 9 të plagosur, shkaqet të paqarta

6 persona janë vrarë ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur në qendër të qytetit të Sacramento. Policia në vendngjarje tha se ka gjetur ‘të paktën 15 persona mbi të cilët është qëlluar, duke përfshirë 6 të vdekur’.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

NOA

Njerëzit vraponin nëpër rrugë ndërsa dëgjohej krisma e armëve, tregon një video e postuar në Twitter. Pamjet tregojnë se ambulanca të shumta janë dërguar në vendngjarje.

Departamenti i policisë Sacramento njoftoi se Rruga 9th deri në 13th St ishte e mbyllur midis L St & J St në mënyrë që oficerët të hetojnë ngjarjen dhe se “një prani e madhe policore do të mbetet në vendngjarje.”