Të shtëna me a*më zjarri në Veri të Kosovës

103
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Rudinë të Zveçanit, në Veri të Kosovës.

Mësohet se policia e Kosovës ka asistuar Doganën gjatë një aksioni.

Gjatë këtij aksionit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti.

Hoti tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

Ai theksoi se nuk dihet nëse cak ishin policia dhe dogana.

“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes”– tha Hoti.

“Ajo zonë është malore dhe nuk e dimë nëse cak kanë qenë policia”.