‘Tani t’ju shërojë Ronaldo!’ Debat i fortë në Itali, fizioterapistja: Ju jepni 1 milion euro në muaj futbollistëve dhe mjekët paguhen 1300 euro

871
Sigal

Koronavirusi ka izoluar të gjithë Italinë ku numri i viktimave ka shkuar mbi 800 ndërsa janë infektuar mbi 12 mijë persona të tjerë, Organizata Botërore e Shëndetit ditën e djeshme e shpalli  koronavirusin një pandemi globale.

Ky virus i padukshëm po vret njerëz çdo ditë, dhe po gjunjëzon edhe futbollin, ku deri më tani  janë  pezulluar disa ndeshje futbolli, pasi  ka pasur edhe futbollistë të infektuar.

Deri më tani është zona e kuqe e cila po përjeton situatën më të vështirë të  koronavirusit, vend nga i cili u përhap virusi edhe në Shqipëri.

Në mes të kësaj situate kaotike, janë mjekët ata që po  luftojnë çdo sekond për pacientët, veten e tyre  e për të zhdukur njëherë e mirë virusin vdekjeprurës.

Por kjo situatë ka ngjallur edhe debate të forta  sa i  përket çështjeve të stafit në spitale.

Një fizioterapiste italiane, Valery Cambiaghi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë një status që kërkon vëmendjen dhe vlerësim për bluzat  e bardha në Itali, pasi vetëm mjekët janë vendi i parë ku të sëmurët  përplasen për të gjetur shërim në ditë të vështira.

Teksa ka treguar shifrat marramendëse që marrin futbollistët dhe sa pak marrin mjekët fizioterapistja italiane, Valery Cambiaghi ka shkruar: Ju jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë.  ‘Tani t’iu shërojë Ronaldo.