Sulmi vdekjeprurës në Filipine, ende nuk dihen motivet

527
Kryeqyteti i Filipineve është tronditur nga një sulm tragjik me armë zjarri, teksa 36 persona humbën jetën pasi një agresor qëlloi me armë në kazinonë e një Hoteli.

Ngjarja ka ende shumë paqartësi, pasi autoritetet ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorin ndërkohë që misterioze mbeten edhe motivet e sulmit.

Agresori mësohet se u fut me shpejtësi në godinën e Hotelit në fjalë, duke qëlluar me armë këdo që i dilte përpara.

Ai gjithashtu i ka vënë zjarrin objekteve të ndryshme përpara se të vetëvritej duke i vënë zjarrin vetes. Tymi ka ndikuar negativisht edhe për personat që kishin mbetur të plagosur, pasi shumë prej tyre ndërruan jetë nga asfiksia.

Autoritetet kanë ngritur menjëherë një grup pune për zbardhjen e rastit. Aktualisht, ngjarja ka shumë paqartësi. Sulmi është marrë përsipër nga ekstremistët e Shtetit Islamik, por megjithatë, kjo pistë është hedhur poshtë nga autoritetet. Sipas tyre, bëhet fjalë për një grabitje të dështuar me armë.

Policia në qëndrimin e saj zyrtar, tha se agresori kishte vepruar i vetëm dhe se nuk ka lidhje me Shtetin Islamik.

Megjithatë, kjo tezë mbetet ende për t’u vërtetuar. Ektremistët e ISIS gjatë muajve të fundit janë përplasur me autoritetet në zonën jugore të Filipineve.
Sigal