Sulmi me armë brenda lokalit, shkon në 13 numri i viktimave. Njerëzit thyhen dritaret me karrige për të shpëtuar

525
Sigal

Ka shkuar në 13 numri i viktimave në sulmin me armë që ndodhi në Kaliforni. Një i ri hapi zjarr brenda lokalit me muzikë live, duke lënë të paktën 13 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrethana që mbeten ende të pasqaruara nga policia.

Dëshmitarët kanë folur për të paktën një të dyshuar si autor që hapi zjarr mbi personat që gjendeshin në lokal, dhe më pas thuhet se më pas qëlloi edhe veten. Situata ishte një panik i vërtetë, njerëz që dilnin të gjakosur nga lokali dhe të tjerë që vraponin për të shpëtuar.

Dëshmitarët që ishin në bar e përshkruajnë si një skenë paniku dhe thonë se njerëzit perdorën karrige për të thyer dritaret për t’u arratisur.

Raportet thonë se i dyshuari, i cili përshkruhet veshur me rroba të errëta, mund të ketë përdorur granata tymuese, si dhe një armë.