Sulmi – E gjithë bota me Londrën

454
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se nuk kishte fjalë për ngjarjen që vjen në përvjetorin e sulmeve terroriste në Bruksel.

Kancelarja gjermane Angel Merkel tha se ishte e tronditur nga sulmi. Mendimet dhe solidariteti shkojmë për Britaninë, theksoi ajo, ndërsa rivali i saj për kancelar tha se terrorizmi nuk do të fitojë.

Presidenti Francez Francois Hollande shprehu solidaritet dhe dënoi aktin e cilësuar terrorist.

Shtëpia e Bardhë ne emër të Donald Trump shprehu mbështetjen për Britaninë e Madhe në përgjigje të sulmit terrorist që la 4 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Sulmi u dënua edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit.
Sigal