Tërmet në Korenë e Veriut, “testohet” bomba nukleare me hidrogjen

397
Koreja e Veriut ka bërë me dije se vendi ka kryer testimin e parë të bombës me hidrogjen. Nëse një lajm i tillë do të konfirmohet, atëherë ky do të jetë testi i katërt i kryer që prej vitit 2006. Pavarësisht pretendimeve të Koresë, ndërkombëtarët mbeten ende dyshues mbi vërtetësinë e këtij lajmi. Në vendin ku thuhet se u krye shpërthimi i kontrrolluar pati edhe lëkundje sizmike me magnitudë 5.1 ballë. Bomba bërthamore është një armë termonukleare, disa herë më e fuqishme se bombat bërthamore të zakonshme.
Alarmi se Koreja e Veriut kishte arritur të krijonte një bombë të tillë u dha afro një muaj më parë nga vetë lideri Kim Jong-un.
Ndërkombëtarët kanë bërë apel të vazhdueshëm që vendi të pezullojë programet nukleare, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga qeveria diktatoriale.
Lideri Kim Jong-un ka deklaruar vazhdimisht se krijimi i bombave bërthamore ka për qëllim mbrojtjen nga armiqtë amerikanë. Në rast se lajmi për testimin e bombës me hidrogjen do të rezultojë i vërtetë, Koreja e Veriut mund të përballet me sanksione.
Reagimi i parë erdhi nga fqinjët e Koresë së Jugut. Presidenti i këtij vendi, Park Geun-hye, thirri menjëherë një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Seul. Gjatë fjalës së tij, ai kërkoi mbështetjen e ndërkombëtare për të marrë masat e nevojshme, për atë të cilën ai e cilësoi si një provokim të Koresë së Veriut.