Sulmet e Rusisë/ E pëson edhe aeroplanmbajtësja turke, goditet nga raketat ruse në brigjet e Ukrainës

Një aeroplanmbajtëse turke është goditur nga raketat ruse në brigjet e Ukrainës.

Aeroplanmbajtësja turke e quajtur “Yasa Jupiter” ishte rrugës nga Odessa drejt Rumanisë.

NOA

Drejtoria e Përgjithshme Detare e Turqisë tha se aeroplanmbajtësja e cila ishte me flamur u godit nga një raketë kur po lundronte në brigjet e Ukrainës.

Mjeti lundrues thuhet se ka pësuar disa dëmtime por nuk raportohet për persona të lënduar apo të vdekur.

Nuk është e qartë se nga çfarë lloj municioni u godit aeroplanmbajtësja turke.