Sulm para zgjedhjeve? Arrestohen në Turqi 14 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik

713
Sigal

Policia turke ka arrestuar 14 anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik për përgatitjen e një sulmi për të penguar zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen të dielën në Turqi.

“Katërmbëdhjetë persona, të gjithë me kombësi të huaj, u arrestuan gjatë një sërë sulmesh policore në vendbanimet e tyre në kryeqytetin turk”, theksoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Agjencia nuk dha detaje për natyrën e sulmeve që kishin planifikuar në lidhje me zgjedhjet e së dielës.