Sulm në burgun e Meksikës, 14 të vdekur, dhjetëra arratisen

103
Sigal

Të paktën 14 persona dhe dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore, pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, hapën zjarr në objekt.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Chihuahua tha në një deklaratë se, dhjetë roje sigurie dhe katër të burgosur u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën.

Incidenti filloi rreth orës 7 të mëngjesit të dielën, kur persona të armatosur me automjete të blinduara mbërritën në burg dhe hapën zjarr ndaj personelit të sigurisë.

Autoritetet thanë se të burgosurit përfituan nga situata dhe 24 të burgosur u arratisën.