Sulm në afërsi të Ambasadës spanjolle në Kabul, talebanët marrin autorësine

471
Talebanët kanë marrë përgjegjësinë e sulmit me bombë në afërsi të Ambasadës spanjolle në Kabul, duke deklaruar se lufta në vend nuk ka mbaruar, përkundazi do të jetë e gjatë.
Ngjarja ndodhi në një zonë të blinduar nga forcat e sigurisë në kryeqytetin afgan, si pasojë edhe të pjesës më të madhe të selive diplomatike, por edhe të ndërtesave qeveritare që ndodhen në zonë.
Menjëherë pas shpërthimti të bombës u dëgjuan edhe të shtëna armësh, teksa në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe shumë oficerë policie.
Sipas autoriteteve vendase, në sulm janë përfshirë të paktën tre talebanë, teksa qëllimi i tyre ishte të sulmonin një minihotel, i cili ndodhet rreth 700 metra larg Ambasadës spanjolle.
Të paktën shtatë persona u dërguan urgjentisht në spital si pasojë e nevojës për ndërhyrje emergjente, teksa nuk raportohen viktima apo dëme të tjera.
Sulmet ndaj selive të huaja diplomatike në Kabul nga talebanët janë të shpeshta në Kabul që pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga operacionet luftarake vitin e klauar.
Shpërthimi, i cili tronditi kryeqytetin afgan erdhi pasi Presidenti Ashraf Ghani u kthye nga një konferencë rajonale paqeje në Islamabad.
Ai pasoi një sulm kryengritës në një kompleks të aeroportit të Kandaharit që vrau 50 civilë dhe forca sigurie.
Sigal