Sulm me bombë në një kishë në Pakistan, 9 të vdekur. ISIS merr përgjegjësinë

596
Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me bombë në një kishë në Pakistan. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Kueta, në jugperëndim të Pakistanit.
Zyrtarët pakistanezë pohuan se 9 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën, nga një sulmi vetëvrasës. Fill pas ngjarjes, nëpërmjet agjencisë së lajmeve, Amaq grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Një zyrtar i lartë në provincën e Baloçistanit tha se sulmin e kishin kryer dy militantë që ishin pajisur me jelekë vetëvrasës. Por njëri prej tyre nuk e aktivizoi eksplozivin pasi u vra nga forcat e sigurisë. Mësohet se në kishë kishte burra, gra dhe shumë fëmijë që merrni pjesë në meshën e së dielës, para festës së Krishtlindjeve.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, Mohammed Faisal, në një mesazh në rrjetin Twitter, ka shkruar se “vendosmëria e Pakistanit kundër terrorizmit nuk mund të zmbrapset nga këto akte qyqare”.
Sigal