Sulemt në veri të Kosovës, polici i plagosur përfundon në sallë të operacionit

158
Sigal

Polici Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri është në gjendje shëndetësore stabile. Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thanë se operimi i tij ka kaluar me sukses dhe për disa ditë do të trajtohet në spital.a

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK, Avdush Bajgora, tha para mediave se pacienti është pranuar rreth orës 08:30 dhe në pranim është monitoruar ndërsa parametrat vitale kanë qenë të gjitha stabile.

“Kemi bërë edhe ekzaminime tjera si CT e kokës ku është konstatuar se tek pacienti kemi pjesë të metalit në këtë rast të predhës në regjionin e kraharorit. Në bazë të analizave biokimike dhe bio-hematologjike është konstatuar se pacienti ka gjendje stabile dhe është dërguar për trajtim në Kirurgjinë Torakale ku edhe i është bërë intervenimi”, tha Bajgora, raporton Kosova Press.

Ndërsa mjeku që e operoi tha se trajtimi i policit do të vazhdojë edhe për disa ditë në spital.

“Gjatë operimit i është hequr një predhë shumë e vogël metalike dhe pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimi i tij do të vazhdojë edhe për tri deri katër ditë në spital”, tha mjeku.