Suedi, Qeveria hap auditim për aftësitë e saj në rast krize

270
Sigal

E kritikuar për përgatitjen jo të plotë dhe dobësitë përballë situatave urgjente, të dala në pah nga epidemia e koronavirusit të ri, qeveria suedeze njoftoi sot se do të hapë një auditim mbi aftësinë e saj për të garantuar burimet e nevojshme në rast krize. Misioni iu besua Institutit suedez të Hulumtimeve për Mbrojtjen (JTF), një agjenci qeveritare, e cila, një ditë më parë, publikoi një raport ku tregonte të metat e autoriteteve suedeze në kohë krize, në veçanti në menaxhimin e krizës shëndetësore të COVID-19. “Epidemia e koronavirusit nxorri në pah dobësitë e gatishmërisë suedeze ndaj krizave”, vërejtën studiuesit. Suedia, e cila kohët e fundit njoftoi krijimin e një komisioni për të vlerësuar reagimin e vendit ndaj COVID-19, ka zgjedhur një qasje origjinale në Europë duke mos kufizuar popullsinë e saj gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.