Stuhia ‘Hanna’ godet Teksasin dhe uragani ‘Douglas’ Paqësorin, shkatërrohen pronat private

266
Sigal

SHBA-ja përveç luftës me pandeminë e Covid-19 tashmë po përballet edhe me një luftë tjetër. Sipas mediave të huaja së fundmi stuhia ‘Hanna’ ka goditur jugun e Teksasit, me erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu ku si pasojë janë shkatërruar shumë prona.

Guvernatori Greg Abbot ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 32 vende dhe ka theksuar se përhapja e koronavirusit do të komplikojë punën e shërbimeve emergjente. Po ashtu mediat e huaja kanë raportuar se edhe një stuhi tjetër e quajtur Douglas është duke u afruar drejt Paqësorit.

Qendra Kombëtare e Uraganeve lëshoi ​​paralajmërimin se stuhia do të prekte afro 100 milje, nga Port Mansfield në Port Aransas e rreth 75 milje në jug të Houstonit. Përveç erës, parashikuesit thanë se stuhia do të sjellë shira të dendura gjatë fundjavës.