Sot rinisin bisedimet në nivel teknik mes Serbisë dhe Kosovës

509
Rinis sot raundi i ri i bisedimeve në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ndërkohë që nesër pritet që bisedimet në fillojnë në nivel kryeministrash.
Sipas mediave kosovare në këto bisedime do të trajtoi tre tema kryesore, çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit, si dhe çështja e heqjes së pengesave që Serbia po ia bënë zbatimit të Marrëveshjes për energji.
Dialogu në mes kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, që është paralajmëruar për nesër, do të bëhet me ndërmjetësimin e përfaqësues së lartë, zonjës Mogherini.
Ndërkohë, është raportuar se në këtë takim do të ketë pajtim për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Asociacioni në Kosovë po kundërshtohet nga opozita-shkruajnë mediat kosovare. 
Sigal