Skena që të kujtojnë tragjedinë në Angli me 39 të vdekur, policia greke zbulon 41 emigrantë në një kamion frigorifer

495
Sigal

Skena që të kujtojnë tragjedinë e Essex në Angli ku humbën jetëm 39 emigrantë, janë kapur sot edhe në rrugën Egnatia në Greqi, ku u gjetën 41 emigrantë të futur në një kamion frigorifer. Policia njofton se midis 41 personave, 5-6 prej tyre ishin të mitur. Për fat të mirë, mekanizmi i ftohjes nuk funksiononte, por kamioni ishte mbyllur fort dhe ajri kishte mbaruar, duke u shkaktuar emigrantëve vështirësi me frymëmarrjen, ku si pasojë 6 prej tyre janë dërguar menjëherë në spital.

Mediat greke raportojnë se oficerët ndalun kamionin, 30 km jashtë zonës Xanthi në rrugën Komotini në orën 8:30-9:00 e mëngjesit. Shoferi gjeorgjian ndaloi dhe në këtë mënyrë u kontrollua kamioni. Siç raportojnë mediat, emigrantët janë të gjithë burra dhe me origjinë afgane, megjithëse ende nuk është identifikuar asnjë zyrtarisht.