Skandali/ Policia po i ndalon gratë më tepër për t’u marrë numrat e telefonit se sa për t’i gjobitur

240
Sigal

Gazetarja dhe aktivistja kosovare, Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se efektivët po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID, për t’ua marrë numrat e telefonit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ajo ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar.

“Një numër i madh i policëve në Kosovë, janë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa për shkeljen që kanë bërë. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata i dënojnë”, ka shkruar ajo.

Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet të reagojë menjëherë.

“Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, ka shkruar ajo.