Greva në Kakavijë krijon tensione, radhë të gjata automjetesh

280
Sigal

Greva 24 orëshe e doganierëve grekë të Kakavijës ka shkaktuar radhë të gjata në pjesën greke të doganës me automjete privatë dhe mallrash që presin të kalojnë traun.Ndërsa në pjesën shqiptare nuk ka asnjë automjet në pritje.Deri tani, kanë kaluar drejt Greqisë 120 qytetarë ndërsa nga Greqia në Shqipëri 34.Kakavija, pika e vetme kufitare nga ku bëhet lëvizja tokësore mes Shqipërisë e Greqisë, qëndron e mbyllur prej orës 07:00.