Siri, bombardimet ajrore ruse vrasin 370 persona

467
Prej fillimit të bombardimeve ruse në Siri, 30.09.2015, janë vrarë gjithsej 370 persona, prej të cilëve 243 rebelë, 52 ushtarë të ISIS, dhe 127 civilë, njoftojnë organizatat për të drejtat e njeriut atje. Përveç të vrarëve mendohet se mijëra persona janë shpërngulur nga vatrat e tyre në Aleppo, pas përshkallëzimit të dhunës atje si pasojë e ofensivëz së regjimit me ndihmën e bombradimeve ruse.
Fluks i ri i refugjatëve
Zyra e Kombeve të Bashkuara për kordinim të ndihmës humanitare (Ocha), deklaroi nga Genfi se nga fillimi i ofensivës ruse rreth 35.000 persona janë shpërngulur nga vatrat e tyre, duke shtuar mundësinë e rritjes së numrit të refugjatëve në BE. Numri do rritet shumë herë më tëpër, pasi sapo ka filluar edhe Lufta e Aleppos, 17.10.2015, mes ISIS, rebelëve dhe regjimit.
Sigal