Si i festojnë Krishtlindjet pelegrinët palestinezë

446
Pelegrinët palestinezë e festuan Krishtlindjen në Sheshin pranë Kishës së Lindjes.
Ky vend është mjaft i veçantë, pasi mendohet se është vendi lindjes së Krishtit.
Në festime morën pjesë Presidenti i vendit Mahmoud Abbas si dhe Kryeministri Rami Hamdallah.
Zyrtarët më të lartë të shtetit vizituan Kishën duke i’u bashkuar edhe meshës. Gjatë mbrëmjes pati aktivitetete të ndryshme, përfshirë një festival muzikor me këngë fetare.
Dy kilometër larg frontit të luftës në zonën Jobar të kryeqytetit Damaskus, ku ushtarët po mundohen që të mposhtin rebelët dhe ekstremistët, besimtarët sirianë u mblodhën në Kishë për të kremtuar Krishtlindjen.
Pas meshës së zhvilluar, Patriarku i Sirisë, Mar Ighnatios Aframi i dytë, tha se shumë shpejt vendi do t’i jepte fund luftës. Ai shtoi se qytetarët do të nisnin një betejë tjetër, e cila është ajo e rindërtimit të shtetit.
Pavarësisht kërcënimeve të militantëve të shtetit islamik, mesha e Krishtlindjes u mbajt edhe në Bagdad. Të Krishterët u mblodhën në Kishën e Zemrës së Shenjtë, teksa masat e sigurisë ishin të pranishme gjatë ritit fetar. Disa policë qëndruan në gadishmëri, për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Në Irak numërohen afro 500.000 besimtarë në një popullsi prej 32 milionë banorësh.
Krishtlindja u kremtua edhe në kryeqytetin e Kinës, Pekin. Pavarësisht se marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kinës nuk kanë qënë mjaft të mira qëkurse Partia Komuniste mori kontrrollin në vitin 1949, palët janë munduar që të përmirësojnë dialogun që prej asaj kohe. Edhe në Pekin, riti fetar është shoqëruar nga masat e rrepta të sigurisë.
Sigal