Meta uron Krishlindjet: Dashuria sjell besim, ndryshimi nis nga vetja

624
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Nga kisha Ortodokse, Meta tha se Dashuria sjell besimin.
Urime kanë përcjellë edhe deputeti i opozitës, Genc Pollo dhe ministri Blendi Klosi.
Meta: Urime të gjithë besimtarëvë të krishterë. Lindja e Krishtit është edhe vetë lindja e shembullit, se nuk është fuqia simfoni, por dashuria është si besim. Çelsi i përpjekjeve, sakrificave të gjithë ne për ndryshim që fillon nga vetja, familja dhe shkon te shoqëria. Një ndryshim për botën tonë të vogël dhe të madhe në emër të dashurisë dhe zotit.
Klosi: Kemi ardhur të bëjmë këtë urim për ata që besojnë në zot. Shqipëria gëzon tolerancën fetare. Urimi shkon për një jetë më të mirë, për ata që besojnë dhe ata qe jane ne nevoje. Le të jetë kjo një ditë e mirë për të gjithë ata që shpërndajnë dhurata.
Pollo: Sot është momenti për të dhënë një rast shprese, ditët që do vijnë të ketë më shumë gëzime, shpresë dhe më shumë përulësi. Shpresa dhe gëzimi të mbizotërojë në 2016. Urimet më të mira për të gjithë.
Sigal