Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit fonde emergjente

480
Shtëpia e Bardhë do t’i kërkojë fonde emergjente Kongresit amerikan për të ndihmuar qytetarët e prekur nga uragani “Harvey”.

“Populli amerikan është me ju. Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa ky shtet të rindërtohet dhe të bëhet më i madh dhe madhështor se kurrë më parë ” – u shpreh zëvendës presidenti Mike Pence, gjatë një vizite në Teksas.

Presidenti Donald Trump pritet të propozojë një ndihmë fillestare prej 5.9 miliardë dollarësh. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë më herët se shtetit amerikan mund t’i duhen mbi 125 miliardë dollarë nga qeveria federale.
Sigal