Orari më i mirë për të ushtruar në palestër

731
Përgjithësisht kemi dëgjuar se orari më i mirë për të bërë palestër, vrap ose stërvitje është mëngjesi, pasi në orët e para të ditës nuk kemi detyrime të tjera dhe ushtrimet fizike bëhen pjesë e rutinës sonë më thjeshtë. Për më tepër besohet se kur bëhet palestër në mëngjes jemi më energjikë dhe produktivë gjatë ditës.

Sipas studimeve më të fundit është vërtetuar se trupi ynë performon më mirë, djeg më shumë kalori dhe lodhet më pak kur bëjmë ushtime fizike gjatë pasdites. Sa më vonë që të bëjmë palestër aq më shumë trupi ynë është i aktivizuar dhe ndjen më pak lodhje nga ushtrimet. Sipas shkencëtarëve kjo gjë ndodh sepse temperatura e trupit vjen duke u rritur gjatë ditës dhe arrin kulmin e saj pasdite.

Duke u stërvitur në mënyrë të përsëritur pasdite, studiuesit vëzhguan se performanca e atletëve rritej dhe se në mëngjes trupi e kishte më të vështirë të jepte maksimumin e vet.
Sigal