Shqiptari i ‘tmerrshëm’ humb ndjenjat para trupit gjykues

217
Sigal

Bënte të fortin në familje duke ushtruar dhunë, shqiptari humb ndjenjat dhe bie përtokë para trupit gjykues.

Rasti ndodhi para Gjykatës së Landit në Ried të Austrisë ku shqiptari nga Kosova akuzohej për veprën penale të dhunës së ushtruar në vazhdimësi.

Seanca ishte caktuar të zgjaste deri në orën 17:00, por pas pushimit të drekës pak para orës 14:00, i akuzuari papritur ra ngadalë nga karrigia. Shërbimi i shpëtimit është kujdesur për të dhe e ka çuar në spital.

Procesi pritet të vazhdojë të premten e ardhshme. Pretendimet e prokurorit publik Alois Ebner ndaj të akuzuarit janë serioze.

“I akuzuari mund të quhet padyshim një tiran i familjes. Përgjatë viteve, ai ka rrahur vazhdimisht gruan, tri vajzat dhe djalin e tij, ka fyer, kërcënuar me vdekje, torturuar, burgosur dhe detyruar” thotë Ebner.

“Ka pasur sulme të dhunshme me shufra hekuri dhe kaçavida. Kjo sjellje ka vazhduar për rreth 15 vjet”, ka shtuar Ebner.

Tri nga viktimat kanë denoncuar së bashku.

Fëmijët tani janë nga 16 deri në 22 vjeç: dy vajza dhe djali kanë denoncuar babanë. Sipas raportit të psikiatres Adelheid Kastner, tirani i familjes është i përgjegjshëm penalisht, por ka një çrregullim të thellë personaliteti.

Për këtë arsye, zyra e prokurorit publik Rieder ka urdhëruar vendosjen e tij në një institucion për shkelësit me çrregullime mendore.

Dënimi për një vepër penale si kjo, sipas StGB 107 (dhuna e vazhdueshme në familje) është deri në 15 vjet burg.